Sporti

Edison Cavani drejt largimit nga Valencia, pritet t’i bashkohet Boca Juniors si transferim i lirë

07/28/2023 09:47
nga:E K

Edison Cavani pritet t’i jap fund karrierës në Evropë.

Sulmuesi nga Uruguai mund të largohet nga Valencia me marrëveshje për të shkëputur kontratën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Siç raporton, Fabrizio Romano, Cavani do i bashkohet Boca Juniors si transferim i lirë, kurse negociatat mes palëve tashmë kanë avancuar.

Cavani iu bashkua Valencias nga Manchester United në vitin 2022, ku u paraqit në 22 ndeshje duke shënuar pesë gola.

/GazetaBlic Sport.