Lajme

Kryetari i Zubin Potokut: Jap dorëheqje nëse ka dakordim nga të gjitha palët

07/27/2023 23:22
nga:Genita C

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeiqir, ka deklaruar se do të jepte dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës nëse do të kishe një dakordim nga Qeveri e Kosovës me partinë e tij, PDK-në, dhe me ndërkombëtarët.

“Duhet të ketë arsyeje të fortë pse duhet të jap dorëheqje. Nëqoftëse kemi dakordim të harmanizuar pse jo. Pa dakordim me Memli Krasniqin, me partinë, me Qeverinë, besa edhe me ndërkombëtaret unë nuk jap dorëheqje vetëm pse më teket mua”, ka deklaruar ai në Debat Plus.