Një tifoz i ekipit të Levskit është sulmuar mbrëmjen e sotme në Shkup, njoftoi Nova TV duke cituar burimet e tyre.
Tifozi bullgar ka marrë plagë me thikë, ndërsa informacionet e fundit nga sportal.bg zbulojnë se ai nuk është në rrezik për jetën, përcjell GazetaBlic Sport.
Një grup tifozësh të Levskit kanë udhëtuar për ndeshjen e sotme në kryeqytetin maqedonas.
Disa prej tyre u rrahën dhe njëri prej tyre u godit me thikë.


