Showtime

Luiz Ejlli publikon këngën e re “Dedikim”, kushtuar Kiarës

07/27/2023 19:49
nga:Y I

Artisti nga Shkodra dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli po vazhdon të jetë aktiv me projekte të ndryshme.

Ndonëse i angazhuar në xhirimet e filmit të ri “Në kuadër të dashurisë” dhe koncerte të shumta, këngëtari tashmë ka lansuar një tjetër këngë.

Projekti i ri mban titullin “Dedikim” që është një tjetër dedikimi për partneren e tij, Kiara Tito, e cila është gjithashtu protagoniste në videoklip.

Kënga tashmë gjendet e lansuar në kanalin zyrtar të artistit në YouTube, dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e tij të shumtë.

Ndryshe, kujtojmë që Luizi kishte realizuar një tjetër këngë “Me ty”, dedikuar Kiarës gjatë kohës sa çifti ishin pjesë e shtëpisë së famshme.