David Silva i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike. Mesfushori legjendar i dha lamtumirën e fundit në moshën 37-vjeçare dhe fatkeqësisht karrierës së tij të madhe i dha fund një dëmtim i rëndë në gju, që pësoi pak ditë më parë gjatë stërvitjes së Real Sociedad.
Duke qenë se është 37 vjeç dhe se procesi i rikuperimit është mjaft i gjatë, Silva ka vendosur t’i japë fund karrierës, përcjell GazetaBlic Sport.
“Sot është një ditë e trishtuar për mua. Ka ardhur momenti për t’i thënë lamtumirë asaj që i kam kushtuar gjithë jetën”, tha David Silva dhe shtoi:
“Është koha t’u them lamtumirë kolegëve të mi që janë si familje për mua. Do të më mungoni shumë. Faleminderit që më bëtë të ndihem si në shtëpinë time”, tha Silva duke falenderuar të gjitha klubet ku luajti.
Muchas gracias…fútbol pic.twitter.com/HoB6TPojAd
— David Silva (@21LVA) July 27, 2023


