Sporti

Havertz i lumtur te Arsenali: Arteta më dha mbështetje që në sekondat e para

07/27/2023 12:22
nga:E K

Barcelona dhe Arsenal luajtën sot ndeshje miqësore në kuadër të parapërgatitjeve për sezonin e ri 2023/24.

Arsenal arriti të triumfoi në një ndeshje të mbushur me gola, aty ku Barcelona pësoi me rezultat 5-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes foli sulmuesi gjerman i Arsenalit, Kai Havertz i cili u shpreh i lumtur me golin e shënuar dhe përkrahjen që i ka dhënë trajneri, Mikel Arteta për t’u përshtatur me ekipin.

“Mendoj se ai [Arteta] po ma jepte këtë mesazh që në sekondën e parë. Kur fola me të për herë të parë ndjeva mbështetjen menjëherë. Kjo është shumë e rëndësishme për mua si lojtar”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/