Sporti

Qesharake: Para ndeshjes me Shkupin, futbollisti i Levskit harron pasaportën, detyrohet të mos udhëtojë me ekipin!

07/26/2023 19:36
nga:L J

Skuadra e Levskit tashmë është në Shkup. Pas një udhëtimi rreth pesë orësh, ekipi bullgar mbërriti në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

“Blutë” janë në pritje të ardhjes së futbollistit Jeremy Petris, i cili u kthye në Sofje pasi kishte harruar një nga dokumentet e nevojshme, shkruajnë mediat bullgare, përcjell GazetaBlic Sport.

Levski udhëtoi në Shkup me pesë brazilianë – Tsunami, Welton, Ronaldo, Ricardinho dhe transferimi i re Darlan, i cili megjithatë nuk lejohet të luajë kundër Shkupit. Arsyeja është se ish-lojtari i Gremios nuk ka ende të drejtat e nevojshme për t’u regjistruar.

Sonte lojtarët e Levskit do të stërviten në stadiumin “Todor Proeski”.

/GazetaBlic Sport