Sporti

LAJMI I FUNDIT: Ekipi rumun ofron 2 milionë euro për dyshen Rrahmani – Krasniqi

07/26/2023 19:18
nga:L J

Skuadra rumune, Rapid Bukureshti ka shprehur interesim për dyshen kosovare, Ermal Krasniqi – Albion Rrahmani.

Klubi nga Rumania ka ofruar 500 mijë euro për sulmuesin qendror të Ballkanit, Albion Rrahmani, siç raporton ProSport, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndërkohë, Gsp.ro njofton se po i njëjti klub tani po kërkon edhe Ermal Krasniqin, futbollistin që aktualisht luan tek Cluj.

Rapid Bukureshti do t’i bashkojë dy futbollistët tek ekipi i tyre dhe ka gati 2 milionë euro që të kompletojë transferimin e dy lojtarëve.

/GazetaBlic Sport