Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Struga – Buducnost.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin minimal 1-0 në favor të Strugës, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në 45 minutat e parë e realizoi sulmuesi Besart Ibrahimi pas gjysmë ore lojë.
Ekipi i Shpëtim Duros administroi mjaft mirë lojën duke mbajtur topin në posedim shumicën e kohës, madje kishin edhe disa raste me Ibrahimin, por që sulmuesi nuk u tregua i saktë para portës.
/GazetaBlic Sport


