Sporti

Albion Rrahmani: Jemi më të mirë se vitin e kaluar, mund të arrijmë grupet e Conference League

07/25/2023 23:38
nga:L J

Futbollisti i Ballkanit, Albion Rrahmani, është deklaruar pas ndeshjes, duke thënë se synojnë sërish fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Rrahmani, theksoi se ky ekip i Ballkani është më i mirë se i vitit të kaluar.

“Ishte një ndeshje mjaft e mire e jona, kjo tregon që kemi karakter të fortë pasi u rikthyem pas një disfate në Bullgari. Ështe një diferencë e madhe, ne po shkojmë me synim ta fitojmë përsëri ndeshjen, ta kontrollojmë atë dhe pse jo te mos fitojmë edhe atje. Me këtë ndeshje treguam që jemi lojtar kualitativ”, tha Rrahmani pas ndeshjes për SuperSport.

“Patjetër që ka mundësi të kualifikohemi sërish, po shihet nga ndeshja, jemi akoma më të mirë nga viti i kaluar, dhe shpresoj se do të përsëritet viti i kaluar dhe të garojmë edhe më fortë”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Ballkani sot fitoi ndaj Larne me rezultatin 3-0 në ndeshjen e raundit të dytë kualifikues të Conference League.

/GazetaBlic Sport