Sporti

Almir Kryeziu pas ndeshjes: Kundërshtari nuk ishte i lehtë, por ne i bëmë të duken ashtu!

07/25/2023 23:24
nga:L J

Skuadra e Ballkanit ka marrë një fitore bindëse ndaj Larne FC në raundin e dytë kualifikues të kualifikimeve për Conference League.

Ballkani ka fituar ndaj Larne FC me rezultatin 3:0, me golat e Albion Rrahmanit, Almir Kryeziut dhe Nazmi Gripshit, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes Kryeziu tha se skuadra e tij luajti perfekt dhe e bëri kundërshtarin të dukej i lehtë, pasi realisht ata ishin ekip i vështirë për t’u mposhtur.

“I lumtur për fitoren, kundërshtari nuk ishte i lehtë, por ne e bëm të lehtë. Rezultati është i mirë. Jam i kënaqur shumë sepse kemi bërë lojë të mirë. Luajtën me 5 në mbrojtje, por prap ia dolëm të shënonim”, tha Almir Kryeziu pas ndeshjes për Super Sport.

/GazetaBlic Sport