Lajme

“Vendimi i PDK-së për të mos marrë pjesë në asnjë votim, i dëmshëm për ata, dhe i favorshëm për Albin Kurtin”

07/25/2023 20:15
nga:Y I

Profesori i shkencave politike nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, po e konsideron si vendim të favorshëm për kryeministrin Albin Kurti dhe të dëmshëm për Partinë Demokratike të Kosovës, lajmin që kjo parti dha sot se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim pa u shpërbërë kjo legjislaturë.

“Vendim i dëmshëm për PDK dhe i favorshëm për Albin Kurtin” tha shkurt Spahiu për “Gazeta Blic”

Nexhmedin Spahiu

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka theksuar sot se PDK-ja kërkon që sa më shpejt vendi të shkojë në zgjedhje.

Tahiri ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvend pa u shpërbërë kjo legjislaturë.

“Ne marrim pjesë në votim në Kuvend, vetëm kur të shpërbëhet Kuvendi”, ka theksuar Tahiri raporton Gazeta Blic.

Edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë thënë se vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partia ka deklaruar se kur Kuvendi të rikthehet në sesionin vjeshtor që në seancën e parë duhet të nisë em mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Sipas Tahirit, AAK nuk e dëshiron rrëzimin e kësaj qeverie me votat e Listës Serbe, por rrëzimin e do me votat e shqiptarëve.

Tahiri tha se ka pasur takime me shefat e grupeve parlamentare opozitare, dhe presin që në shtator ta procedojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë.

/Gazeta Blic/

 

“PDK nuk merr pjesë në asnjë votim në Kuvend”, LVV-ja: Ky vendim nuk na pengon asgjë!

PDK deklaroi se nuk marrin pjesë në asnjë votim, Burjani: Presion, vetëm humbja e shumicës e qon vendin në zgjedhje!