Lajme

PDK deklaroi se nuk marrin pjesë në asnjë votim, Burjani: Presion, vetëm humbja e shumicës e qon vendin në zgjedhje!

07/25/2023 19:55
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Burjani, ka folur në lidhje me deklaratën e PDK-së se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvend pa u shpërbërë kjo legjislaturë.

Burjani në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se kjo deklaratë është një formë presioni, dhe se vetëm humbja e shumicës në Kuvend nga VV-ja, mund ta qojë vendin në zgjedhje.

“Presion kuptohet, ideja për të rrëzu këtë pushtet aktual i cili vleresohet i dëmshëm për Kosovën, për qytetarët e Kosoves, për Bashkësin Nderkombetare ,vetëm humbja e shumicës nga VV-ja që ka ne Kuvend, mund të qoj shtetin në zgjedhje. Perveç opozites për ndryshim të qeverisjes së vendit është edhe shoqeria civile, bota akademike, pra shumica janë për te ndal këtë qeverisje” tha Burjani për “Gazeta Blic”

Ai tha se pritet të shihet nëse VV-ja do ta humb shumicën në Kuvend, pasi disa prej tyre mund të formojnë grup të ri parlamentar.

“Pritet të shihet se a do te humb shumicen VV-ja në Kuvend nëse tash disa ne VV-ja do të formojnë grup te ri parlamentar, siç janë Fatmir Humolli, Haki Abazi të cilet që një kohe të gjatë po punojnë me disa individ që vlerësohet të jenë 6 deputet të VV-së ” deklaroi ai.

Burjani tha se duhet të themelohet një lëvizje e re në Kosovë në mënyrë që të ndryshohet skena politike në vend.

“Duhet Levizje e re të themelohet në Kosove për të arrit te ndryshimi i kesaj skene politike, në të kundërten me këta të deritashem nuk mund të ketë shteti perspektivë” tha Burjani për “Gazeta Blic”


Blerim Burjani, Analist

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka theskuar sot se PDK-ja kërkon që sa më shpejt vendi të shkojë në zgjedhje.

Tahiri ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvend pa u shpërbërë kjo legjislaturë.

“Ne marrim pjesë në votim në Kuvend, vetëm kur të shpërbëhet Kuvendi”, ka theksuar Tahiri raporton Gazeta Blic.

 

Tahiri: Ne si PDK marrim pjesë në votim në Kuvend, vetëm kur të shpërbëhet kjo legjislaturë

“PDK nuk merr pjesë në asnjë votim në Kuvend”, LVV-ja: Ky vendim nuk na pengon asgjë!