Deputeti i Partisë Demokratike, Rashit Qalaj, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për shkarkimin e shefit të Task Forcës së Policisë së Kosovës, Shemsi Haziri, pasi ky i fundit kishte nisur hetimin ndaj 5 ministrave.
“Po ju e keni pa që tash është diskutuar edhe në opinion që janë një numër mjaft i madh i ministrave që janë nën hetime, kryesisht nga Task Forca dhe po ashtu dy të dyshuarit kryesor për mafin energjetike në vend. Pra, çështja e ambasadorit Berisha dhe çështja e zotri Nagip Krasniqi i cili është në paraburgim apo në heqje lirie për çështjen e keqpërdorimit apo dyshimeve të keqpërdorimeve për vepra të ndryshmë në Korporatën Energjetike të Kosovës tregon edhe arsyen pse është shkarkuar shefi i taskforcës”, tha Qalaj për Gazeta Blic.
Tujte Qalaj tha se ai dhe Partia Demokratike e Kosovës janë të bindur se shkarkimi dhe caktimi i tij në një pozitë tjetër ka të bëjë kryesisht me hetimet që task forca ka qenë duke i zhvilluar ndaj ministrave dhe ndaj Kurtit.
“Pra unë jam i bindur dhe Partia Demokratike është e bindur që shkrakimi i tij dhe caktimi në një pozitë tjetër ka të bëjë kryesisht me hetimet që task forca ka qenë duke u i zhvilluar për dyshimë te ndyshmë ndaj ministrave dhe ndaj Kurtit”, u shpreh ai për Gazeta Blic.
Sipas deputetit Rashiti e gjitha kjo është si një lloj hakmarrje dhe një mesazh për punëtorët e tjerë në mënyrë që mos të kenë guxim të nisin hetime ndaj personave të rëndësishëm në Qeveri.
“S’ka dyshim që është një lloj hakmarrje dhe po ashtu është një lloj mesazhi për punëtorët tjerë që punojnë në task forcë që ata të mos guxojnë të nisin hetime ndaj personave të rëndësishëm të Qeverisë dhe poashtu është një si nen ndaj prokurisë së shtetit që poashtu i tërhiqet vrejtja që nuk guxoni të hetoni njerëz të fuqishëm në Qeveri”, tha ai.


