Vlora Çitaku, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar lidhur me deklaratat e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha se zgjedhjet në veri mund të mbahen vetëm pasi të hiqen masat e vendosura ndaj Kosovës nga BE-ja dhe SHBA.
“Sinqerisht, në cilin planet jetoni? Çfarë motive keni? A keni ambicije për Republikën e Kosovës? A doni ta kemi Kosovën anëtare të BE?”, ka shkruar ajo.
“Jeni për keqardhje. Qe besa edhe qesharak, sikur mos të mbanit petkun zyrtar mbi supe. Kush po mendoni që jeni? A po mendoni që e doni Kosovën më shumë se ne””, ka shkruar ajo, raporton Gazeta Blic.
“Nuk do t’ju lejojmë që ta rrezikoni të ardhen e vendit tonë”, ka thënë tutje nënkryetarja e PDK-së.
“Merrni rekomandimet seriozisht. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh, e as kupon për të kompenzuar deficiet tuaja historike”, përfundoi ajo.


