Sporti

Valencia refuzon një tjetër ofertë të Milanit për Musah

07/25/2023 08:48
nga:Mergim Rreci

Ndërsa negociatat për Yunus Musah, vazhdojnë, mediat në Itali dhe Spanjë thonë se Valencia ka refuzuar një tjetër ofertë të Milanit për të.

Oferta më e fundit e kuqezinjve arriti pothuajse 18 milionë euro, sipas burimeve, por u refuzua sërish nga spanjollët, përcjell GazetaBlic Sport.

Kontrata e tij është e vlefshme deri në qershor 2026 dhe Valencia nuk ka ndërmend ta shesë atë për më pak se vlera e vlerësuar e lojtarit prej 25 milionë euro.

Edhe pse Milani mund ta mbyllë atë diferencë duke ofruar një numër bonusesh, klubi dëshiron vetëm shumën e plotë, me bonuset që do të ishin pjesë e një marrëveshje shtesë.

/GazetaBlic Sport/