Lajme

Zjarret në Greqi, reagon Albin Kurti: Qeveria jonë është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë që mundemi

07/24/2023 22:11
nga:L J

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës ka reaguar në lidhje me situatën aktuale në Greqi, pasi ky vend është përfshirë nga zjarret masive.

Aktualisht është një situatë kaotike e zjarreve që ka përfshirë Greqinë, teksa mijëra persona janë evakuuar shkaku i situatës emergjente, përcjell GazetaBlic.

Kurti në një postim në Twitter shkruan se Qeveria e Kosovës është e gatshme të asistojë në çdo mënyrë që mundet.

“Pamje shkatërruese nga Greqia që tregojnë zjarre të furishme. Shpresojmë për sigurinë e të gjithë të prekurve dhe jemi të pikëlluar nga shkatërrimi dhe vështirësitë që zjarret kanë sjellë në ishuj. Qeveria jonë është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë që mundemi”, shkruan Kurti në Twitter.

/GazetaBlic