Lojtarët e Ballkanit pas paraqitjeve të mira në Europë janë bërë cak i klubeve të mëdha evropiane.
Ilir Daja, trajneri i Ballkanit para pak minutash konfirmoi raportimin e GazetaBlic Sport, që Ludogoretsi ka shprehur interesim për Lindon Emërllahun.
“Pas ndeshjes, unë nuk e kam parë se nuk do e lejoja, por shumë drejtues të Ludogoretsit i kanë kërkuar dhe i kanë dhënë Emërllahu numrat e telefonit për të komunikuar”, tha Daja shkurtimisht në konferencë për shtyp.
Kujtojmë se Emërllahu e ka konfirmuar vet se pas ndeshjeve të Ballkanit në Europë do largohet.


