Lajme

Qeveria e refuzon kërkesën e Petkoviqit për hyrje në Kosovë

07/24/2023 18:21
nga:Gazeta Blic

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të hyrë në Republikën e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar MPJD-ja në një përgjigje për Klankosova.tv.

“Ju konfirmojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar këtë herë kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për hyrje në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Bislimi: Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri pa u hequr sanksionet nga BE-ja