Sot është hapur Kuvendi i Kosovës për vizitë për bashkëatdhetarë dhe gjatë ditës ata kanë vizituar vendin e cekur, ku disa prej tyre kanë folur për Gazeta Blic, rreth mikëpritjes, punës së Kuvendit e deputetëve. Ata kanë komentuar edhe rreth kacafytjes ndërmjet deputetëve që kanë ndodhur së fundmi.
Njëri nga bashkëatdhetarët tha se jemi diasporë, por ne dëshirojmë t’a shohim Kosovën duke lulëzuar.
“Unë jam Teferizi nga Diaspora, qyteti Hanover. Unë jam mëse 30 vite në Gjermani dhe sot dëgjova në televizion se është dita e diasporës, thash të shprehi atë respektin ndaj vendlindjes, ndaj këtij Kuvendi i cili nuk më pëlqen fare për arsye se po dihet çka po bëhet në këtë parlament ku janë partitë e ndara, ku njëra me tjetrën kacafyten. Mirëpo, edhe ne jemi diasporë, edhe ne dëshirojmë t’a shohim një Kosovë duke lulëzuar. Një vend në të cilën edhe rinia jonë atje në diasporë dëshiron me ardhë këtu për arsye se guri i rëndë peshon në vend tëndin“, tha ai.
Bashkëatdhetari shprehet i mllefosur për kacafytjen e ndodhur nga deputetët në Kuvend, ku ai e quan pasqyrë të shëmtuar dhe turp i madh të cilën e ka parë e gjithë bota.
“Çka po ndodh në këtë parlament, në këtë Kuvend të Kosovës është marre, krejt bota i sheh ato, por në qofshë burrë trim, jepja krahun, ky e ka marrë për 4 vite e ndihmojini, mbas 4 viteve populli do t’a zgjedh dikënd kush është më i mirë, e jo me u kacafyt nëpër parlament, më shumë e dua serbin e Beogradit se vëllaun tim. Vetëvetiu duhet me i ndihmu njëri tjetrit. Unë sot jam në detyrë të lartë, nesër është dikush tjetër, nuk e kanë marrë për 100 vite, mendimi im është kështu. Ajo është një pasqyrë e shëmtuar ku në krejt botën është parë, ky është turpi më i madh të cilën kacafyten në parlamente, vetëm nëpër Rusia e Ukraina janë ndodhinkëto gjëra, kështu këta e kanë tregu veten se kush janë. Unë me u pyet i kisha ndërru krejt, nuk po doni ndërmjet vete, hajt kush është për Serbi le të shkon, e na prej Kosove nuk kemi ku të shkojmë”.
Një bashkëatdhetarë tjetër thotë se ata janë ndier si në shtëpinë e tyre gjatë vizitës në Kuvend, dhe se mikëpritja e tyre ishte shumë e mirë, ku disa parlamentar i’u kanë treguar rreth pajisjeve, se si përdoren, rreth kuorumit, e disa nga ligjet që janë aty.
“Jemi nga Zvicra. Zakonisht kur përfundojmë punën, shkojmë në shtëpi i shohim lajmet. Po ishte shumë interesant, na pritën shumë mirë, edhe më erdhi mirë që disa parlamentar ishin aty dhe na pritën e na treguan se si funksionojnë mikrofonat, ku janë ulset, si është kuorumi, cilat ligje mund të votohen me kuorum, na treguan që ato ndërkombëtaret nuk votohen me kuorum por duhet edhe Deputetë, kjo ishte shumë interesante edhe shumë mirë, u ndijtëm si në shtëpinë tonë. Na pëlqeu mikëpritja, sidomos ai momenti kur shkon në drejtim te Kuvendi, ai tuneli aty që ishte me kujtime të nënave dhe familjarëve që i kanë humbur familjarët e tyre në luftë, ajo ishte shumë e ndijshme“, transmetoi ai.
Ata konstatojnë se debatet në Kuvend tregojnë qytetari e demokraci në vendin tonë, ndërsa kacafytja nuk u ka pëlqyer aspak, pasi sipas tyre partia që mundohet të jap maksimumin për këtë vend është ndërptitur në atë mënyrë.
“E vlerësoj shumë se më pëlqen që debatohet shumë kjo tregon qytetaria dhe demokraci të madhe në vend, momentin që nuk diskutohet mund të ndodhë diçka, aty është shumë keq. Kjo rrahje nuk më pëlqeu shumë sidomos kur i hapsha gazetat ose portalet atje në Zvicër, kur e pash që më doli në notiffication që ka ndodhur një rrahje, më erdhi shumë keq që një parti që mundohet me e jap maksimumin ndërpritet në këtë mënyrë“.
Bashkëatdhetarët e quajnë Kuvendin “ring boksi” dhe “katastrofë”.
“Qasja e Kuvendit është katastrofë, ring i boksit është. Kohën e fundit ka qenë shumë mirë tu ec, por kanë devijuar disa parti opozitare”. /GazetaBlic/
Video e plotë:


