Skuadra e Llapit ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Leotrim Bekteshi.
Bekteshi sot ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin e Llapit, e cila ka mundësi vazhdimi, shkruan GazetaBlic Sport.
Ja njoftimi:
“????̈?????? ??????? ??????? ????????
Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë marrëveshjen e arritur me qendërmbrojtësin, Leotrim Bekteshi.
Në prani të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, qendërmbrojtësi mitrovicas ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi.
“Leo” është futbollist që trofetë janë aty ku është ai.
Bekteshi me Ballkanin është shpallur kampion në sezonin e fundit dhe ka fituar Superkupën. Me Prishtinën ka fituar titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Kosovës, teksa ka qenë edhe në formacionin e vitit me këtë skuadër.
Përvoja dhe stabiliteti i tij në mbrojtje padyshim që do jenë ndihmesë e madhe për ekipin tonë për t’i arritur objektivat që kemi në edicionin e ri.
“Leo” do bashkohet menjëherë me ekipin në përgatitjet parasezonale për edicionin e ri të Superligës që fillon në muajin gusht”, shkruan KF Llapi.
/GazetaBlic Sport/


