Fama për shumë mund të konsiderohet si diçka e bukur, por që pas vetes sjell një sërë pengesash.
Një ndër to janë komentet e shumëta negative që sot bëhen në rrjetet sociale pa marrë parasysh se ai personazhi i famshëm si fillim është një njeri me ndjenja si të gjithë.
Së fundmi në një intervistë, Dafina Zeqiri e ka prekur këtë temë duke u shprehur se në fakt tani ajo qesh me ofendimet që i bëhen në profilin e saj.
“Komentet në Instagram i lexoj kur kam kohë. Një ofendim aty më shumë më bën për të qeshur. Më kërcënojnë dhe sërish qesh”, ka thënë ajo.
Më tej Dafina shtoi se ka momente ku nuk e mendon dy herë dhe ose i nxjerr në story si formë “dënimi” emrat e tyre që komentojnë negativisht ose ju shkruan privatisht.