Kampionati i Arabisë Saudite vazhdon të shtojë radhët me emra të njohur të futbollit botëror dhe listës i është shtuar edhe sulmuesi anësor brazilian Malcom.
Për ata që e kanë harruar, braziliani u kthye në një ”mollë sherri” mes Romës dhe Barcelonës pasi katalanasit praktikisht i ndërruan mendjen në aeroport futbollistit që të shkonte në Spanjë dhe jo në Itali. Ai rezultoi një dështim i plotë të katalanasit, duke mos u shfaqur asnjëherë në nivelin që kërkohej nga ky klub dhe u transferua së fundmi te Zenit në kampionatin rus.
Paraqitjet e tij në vitin e fundit kanë qenë të mira dhe ai fitoi edhe një ftesë nga përfaqësuesja e Brazilit. Gjë që ka rritur famën e 26-vjeçarit, i cili nesër pritet në Arabinë Saudite për të firmosur me klubin e Al Hilal ku gjenden lojtarë si Savic dhe Koulibaly.
Zenit Shën Petersburg do të përfitojë rreth 30 milionë euro, ndërsa lojtari do të përfitojë rreth 18 milionë euro në vit nga kontrata me sheikët.


