Paris Saint-Germain janë në garë seriozë për Yassine Bounou dhe siç raporton Footmercato, ata i bënë ofertën e parë verbale Sevillas për portierin maroken.
12 milionë plus bonuse është oferta e parë nga skuadra franceze, një shumë e refuzuar nga klubi andaluzian, i cili kërkon të paktën 18 milionë, përfshirë bonuset, përcjell GazetaBlic Sport.
Edhe Bayern Munich po ndjek portierin maroken, i cili mund të zëvendësojë Yann Sommer, i cili është afër Interit. Por për momentin bavarezët janë prapa në garën për portierin e Sevillas, ndaj të cilit PSG tani ka kaluar në epërsi.
/GazetaBlic Sport


