Lajme

Aksident në Skenderaj, lëndohen disa persona

07/23/2023 19:34
nga:Gazeta Blic

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti.

Rasti ka ndodhur në fshatin Makremal të Skenderajt.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura”, tha Zahiti.