Lajme

Greqia nën pushtetin e flakëve/ Kulmi i sezonit, ishulli i Korfuzit përfshihet nga zjarri

07/23/2023 19:05
nga:Gazeta Blic

Ishulli i Korfuzit është përfshirë nga flakët këtë të diel.

Sipas informacioneve, zjarri është pranë Kassiopi. Aktualisht kanë nisur ndërhyrjet nga ajri me helikopter.

Kassiopia është një ndër pikat më të vizituara të ishullit.

Ndërsa jemi në pikun e sezonit turistik, plazhet dhe hotelet e zonës janë të mbushur me turistë nga e gjithë bota.