Informacioni filloi të qarkullojë në Arabinë Saudite dhe tashmë është konfirmuar nga Przeglad Sportowy, gazeta më e madhe sportive në Poloni: Fernando Santos ka një propozim që t’i drejtohet futbollit në atë vend, i cili ka tërhequr shumë emra të fortë nga Evropa.
Sipas mediave, Fernando Santos ka një ofertë për t’u bërë trajner i Al Shabab, shkruan GazetaBlic Sport.
Gazeta shton se për largimin e ish-trajnerit të Portugalisë, Al Shabab do të duhet të rimbursojë federatën polake në nivel financiar, pasi portugezi ka kontratë deri në vitin 2026.
/GazetaBlic Sport


