Sporti

Super tifogrup | ‘Fanatics’ do udhëtojnë në Stamboll për ta përkrahur Tiranën ndaj Besiktasit

07/23/2023 16:40
nga:L J

Skuadra e Tiranës do të ballafaqohet me Besiktasin në raundin e dytë kualifikues të Conference League.

Tirana do ketë përballë Besiktasin me 27 korrik, kur edhe do luhet ndeshja e parë në Stamboll, shkruan GazetaBlic Sport.

Tifogrupi, “Fanatics” kanë konfirmuar udhëtimin e tyre të organizuar drejt Stambollit për të përkrahur ekipin e zemrës.

Ja njoftimi i tyre:

“Vazhdojne rezervimet per transferten e Besiktasit!
Shkojme bashke per te mbeshtetur ngjyrat bardhe e blu ne ndeshjen me te rendesisshme per ne!
Asgje nuk eshte e pamundur neqoftese te gjithe jemi aty, te kendojme 90min’ per dashnin’ tone pa kushte!
Te gjithe ne Stamboll!
Per TIRONEN”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport