Klubi nga Arabia Saudite, Al Nassr ka vazhduar përforcimet gjatë merkatos verore.
Ata njoftuan sot se kanë transferuar futbollistin Alex Telles.
Pas Ronaldos, Brozovicit e disa futbollistëve tjerë, Alex Telles është futbollisti i radhës që i bashkohet arabëve.
Futbollisti brazilian ishte pjesë e Manchester United prej vitit 2020, teksa sezonin e kaluar e kaloi në huazim te Sevilla.



