Sporti

Anulohet miqësorja mes Barcelonës dhe Juventusit, mësohet arsyeja

07/22/2023 19:41
nga:Mergim Rreci

Barcelona njoftoi këtë të shtunë se ndeshja parasezonale kundër Juventusit, e planifikuar për të dielën në mëngjes, u anulua për shkak të problemeve të futbollistëve me stomakun.

“Barcelona informon se takimi me Juventusin, në Levi’s Stadium, që korrespondon me Soccer Champions Tour, është anuluar. Një pjesë e rëndësishme e skuadrës është e prekur nga gastroenteriti viral”, thuhet në një deklaratë, përcjell GazetaBlic Sport.