Lajme

Zëdhënësi i AAK-së për Kurtin: Po promovon autostradën e nisur nga Haradinaj që e pati kundështuar

07/22/2023 14:23
nga:Y I

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas publikimit të videos nga kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës që ky i fundit i ka bërë punimeve në autostradën e Gjilanit.

Xhemaili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti e kishte kundërshtuar autostradën e Gjilanit, projekt ky i nisur në qeverinë Haradinaj.

“Autostrada e Gjilanit, projekt i nisur gjatë qeverisë Haradinaj në mars të 2018, ishte bllokuar me ardhjen e Qeverisë Kurti, tash e 3 vjet. Kurti paska vizitu prapë punimet, duke e promovu një projekt që përpos nuk është meritë e tij, e pati kundërshtu fuqishëm që të mos realizohet.Kjo qeveri, mungesën e sukseseve në investime po mundohet ta kamuflojë përmes promovimit të projekteve të qeverive të kaluara” shkruan Xhemaili.

Sipas tij, pasqyra më e mirë e kësaj qeverie, është ura e Saradranit.

Postimi i plotë: