Lajme

Vendimi i GJND-së, LDK: U dëshmua legjitimiteti i të drejtës tonë për liri, pavarësi dhe demokraci

07/22/2023 13:21
nga:Y I

Me 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vërtetoi se “shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

LDK përmes një komunikate për media, tha se 13 vjet më parë u dëshmua legjitimiteti i të drejtës së Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci.

Tutje LDK-ja thekson se ky gjykim i drejtë e vendim i shumëpritur i dha vulën finale drejtësisë, dhe i hapi rrugë Kosovës që të vazhdojë kërkimin e përfshirjes si shtet i barabartë mes shteteve demokratike.

“Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vërtetoi se “shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Në atë kohë, Kosova bëri bashkë njerëzit më të mirë e më të aftë të saj në bashkëveprim me miqtë strategjik, duke e përfaqësuar e mbështetur Kosovën denjësisht në këtë proces qenësor për vendin.Ky gjykim i drejtë e vendim i shumëpritur i dha vulën finale drejtësisë, dhe i hapi rrugë Kosovës që të vazhdojë kërkimin e përfshirjes si shtet i barabartë mes shteteve demokratike” thuhet në komunikatë raporton Gazeta Blic.

Shkrimi i plotë: