Lajme

Në 13-vjetorin e vendimit të GJND-së, Blendi Fevziu viziton Hashim Thaçin dhe tjerët në Hagë

07/22/2023 13:10
nga:Y I

Në 13-vjetorin e vendimit të GJND-së për Pavarësinë e Kosovës, gazetari Blendi Fevziu ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Fevziu ka thënë se që të gjithë janë të bindur në pafajësinë e UÇK dhe se janë krenarë që kanë luftuar për lirinë e Kosovës.

“Sot eshte 13 vjetori i konfirmimit te Pavaresise se Kosoves nga Gjykata Nderkombetare e Hages. Ne kete dite vizituam ish Presidentin e Kosoves Hashim Thaci dhe pershendetem 3 ish drejtuesit e tjere te UCK – se, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Te gjithe bashke jane te bindur ne pafajesine e UCK dhe krenare qe kane luftuar per lirine e Kosoves” shkruan Fevziu në Faceboook.

Postimi i plotë: