Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Betim Gjoshi, përmes një reagimi në Facebook ka thënë se kryeministri Albin Kurti në koordinim me Milan Radojiçiq po i liron të dyshuarit për sulme ndaj gazetarëve dhe KFOR në veri.
Gjoshi tutje është shprehur se “Koordinimin e fshehtë të Albin Kurtit me Milan Radojçiqin, vetëm sa e ka formalizuar në Bratisllavë zëvendësi i tij i dhunshëm, Besnik Bislimi”
Reagimi i plotë:
KOSOVA E KA ALBIN KURTIN QË LIRON BANDA NË KOORDINIM ME MILAN RADOJÇIQIN
Kot po mundohet Albin Kurti, direkt apo nëpërmjet papagallëve të tij, që lirimin e pjestarëve të bandës së Milan Radojçiqit, t’ia faturojë të tjerëve.
Koordinimin e fshehtë të Albin Kurtit me Milan Radojçiqin, vetëm sa e ka formalizuar në Bratisllavë zëvendësi i tij i dhunshëm, Besnik Bislimi.
Pra, Kryeministri, si bashkëpunëtor i kryekriminelit dhe nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiqit, është duke i liruar pjestarët e bandave të tij.


