Ardian Hoti me shumë gjasë do të jetë pjesë e Drenicës edhe në sezonin tjetër.
Mbrojtësi i njohur kosovar, Ardian Hoti pritet të jetë pjesë e skuadrës së Drenicës edhe për edicionin tjetër.
Hoti kishte njoftuar për largimin e tij në fund të sezonit, por që tashmë me organizimin e klubit, ai pritet të jetë përsëri pjesë e skuadrës nga Skenderaj.
GazetaBlic Sport mëson se ai po stërvitet me klubin kuq e zi dhe se pritet që së shpejti të ketë edhe një marrëveshje zyrtare të nënshkruar mes palëve.
Drenica është duke punuar intenzivisht edhe për disa emra të tjerë në këtë merkato.
/GazetaBlic Sport/