Lajme

Përfshihet nga zjarri supermarketi i ‘ETC’ në Klinë

07/22/2023 08:45
nga:Y I

Një supermarket është përfshirë nga zjarri në Klinë, në orët e para të mëngjesit.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

“Në orën 6 e 30 jemi njoftuar nga policia e Klinës për një rast me zjarr në supermarketin “ETC”. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia e zjarrfikësit. Kanë ndihmuar edhe zjarrfikësit nga Peja, Istogu dhe Deçani.  Zjarri ende nuk është lokalizuar dhe të lënduar nga ky zjarr nuk ka”, u shpreh Gashi për “Gazeta Blic”