Lajme

Zbardhet identiteti i viktimave të tragjedisë në Gramsh

07/22/2023 07:37
nga:Y I

Katët persona janë mbytur në liqenin e Gramshit rreth orës 19:00 të së premtes.

Babai, Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben Zogu dhe 14-vjeçari E. Zogu janë 3 nga viktimat.

Nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20 vjeç është mbytur gjithashtu.

Në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

/Euronews Albania/