Sporti

Mësohen gjyqtarët që do ta drejtojnë ndeshjen mes Ballkanit dhe Larne

07/21/2023 18:42
nga:Mergim Rreci

Ballkani dhe Larne do të përballen në raundin e dytë kualifikues të Conference League.

Skuadra kosovare u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe misionin e saj do ta vazhdojë në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm për klube, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45,  kurse do të gjykohet nga gjyqtari Denys Shurman. Ndihmësit e tij do të jenë Kutsev, Zaporozhenko,
Panchyshyn.