Lajme

Pëllumb Bajçinovci zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

07/21/2023 15:45
nga:Mergim Rreci

Më 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenik, asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Pëllumb Bajçinovci është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Asamblistët që u përkasin subjekteve në pushtet në Prishtinë kishin thirrur seancë të jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryesuesit të ri.

Kjo seancë është bojkotuar nga Lëvizja Vetëvendosje.