Showtime

Enca sjell të dashurin afrikan në Shqipëri, çifti shfaqen duke kërcyer të lumtur me njëri-tjetrin

07/21/2023 13:41
nga:Y I

Enca Haxhia ka pak ditë që ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me masazherin afrikan, Mickey Neblett.

I dashuri i këngëtares shqiptare ndodhet në Shqipëri ku si duket po argëtohet shumë.

Çifti ka qenë prezent në koncertin e Eliades Ochoa që u mbajt së fundmi.

Në një video Enca dhe Mickey shfaqen duke kërcyer dhe shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Këngëtarja ka veshur një fustan të zi saten ndërsa partneri i saj me xhinse dhe këmishë.