Lajme

Krasniqi për refuzimin e Bislimit për raportim: Mashtruesit mbesin mashtrues

07/21/2023 12:40
nga:N M

Rrezarta Krasniqi deputete e LDK ka reaguar për shkak të refuzimit për të raportuar në komisionin për Integrim Evropian, raporton gazeta Blic

Sipas saj, ky refuzim është ikje e përgjegjësisë kushtetuese.

“Kjo është e vërteta e vetme, ndërsa deklarimet se mos-ardhja e tij ishte si rezultat i mungesës së kuorumit janë shpifje dhe manipulim. Ata që nuk ishin prezent i takojnë partisë në pushtet. Tani del se gjithçka ka qenë mirë e organizuar nga ta, për të pamundësuar raportimin, sepse duan ta fshehin para qytetarëve se kush në të vërtetë janë ata dhe në çfarë janë të angazhuar. Mashtruesit mbesin mashtrues”, ka shkruar ajo.

Deputetet e opozitës kërkojnë llogari nga Bislimi: Skandalet e Qeverisë janë të panumërta, vendi të shkojë në zgjedhje