Lajme

KRU “Prishtina” ka një thirrje për qytetarët

07/21/2023 12:11
nga:N M

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një njoftimi publik ka kërkuar nga qytetarët që të raportojnë për çdo keqpërdorim që mund të bëhet nga punëtorët e kësaj kompanie.

Në njoftimin thuhet se KRU “Prishtina” do të ndërmarrë masa për secilin punëtor, dhe se çdo keqpërdorim do të ndëshkohet.

“Të nderuar konsumatorë! Jemi këtu që t’ju ofrojmë shërbime gjithnjë e më cilësore. Çdo keqpërdorim do të ndëshkohet! Nëse dikush nga ju, ka informacion ME FAKTE që dikush nga punëtorët e KRU” Prishtina” keqpërdorë, që merr para nga dikush për arsye të ndryshme, apo nëse dikush punon privatisht në orar të punës dhe nuk i përgjigjet detyrave dhe përgjegjësive të veta konform kontratës që i përcakton Ligji , ju lutemi drejtohuni te ne”, thuhet në njoftim.

Deputetet e opozitës kërkojnë llogari nga Bislimi: Skandalet e Qeverisë janë të panumërta, vendi të shkojë në zgjedhje