Klisman Kadriu, këshilltari i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi ka thënë se i njëjti nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për Integrim Evropian për shkak se nuk pati kuorum, raporton Gazeta Blic.
Kadriu tha se zëvendëskryeministri Bislimi nuk ka refuzuar asnjëherë të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian.
“Mbledhja e paraparë për raportim të zëvendëskryeministrit Bislimi para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, nuk u mbajt për shkak se nuk pati kuorum. Jo sepse nuk shkoi zëvendëskryeministri Bislimi. Ai pikërisht nuk ishte prezent, sepse nuk kishte kuorum. Zëvendëskryeministri Bislimi nuk ka refuzuar asnjëherë të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian” shkruan Kadriu raporton Gazeta Blic.
Njoftimi i plotë:
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk merr pjesë në mbledhjen e Komisionit për Integrim Evropian


