Lajme

Hoti: Për keqardhje si ka degradu dialogu, nga takime në Uashington e Buksel në takime në hotele të Bratisllavës e Ohrit

07/21/2023 10:42
nga:Y I

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reagur përmes një shkrimi në Facebook pasi Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, nuk mori pjesë në mbledhjen e Komisionit për Integrim Evropian, raporton Gazeta Blic.

Hoti tha se kjo nuk është hera e parë që kryenegociatori i Kosovës për dialog nuk raporton në Komisione të Kuvendit.

Ai tutje shton se ” Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues’.

Hoti thotë se është për keqardhje degradimi i dialogut nga takimet e nivelit të lartë në Bruksel dhe Washington në dialog nëpër hotele të plazheve, në Bratisllavë e në Ohër.

“Është për keqardhje degradimi i dialogut nga takimet e nivelit më të lartë në Uashington e Bruksel për “Marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, në dialog nëpër hotele të plazheve, në Bratisllavë e në Ohër për marrëveshje të ndërmjetme që e lënë problemin hapur për dhjetë vitet e ardhshme” shkruan Hoti raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk merr pjesë në mbledhjen e Komisionit për Integrim Evropian