Sporti

Dy vendime shumë kontestuese, gjyqtari e dëmton rëndë Vllazninë!!

07/20/2023 23:01
nga:Mergim Rreci

Vllaznia zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, dominoi kundërshtarët, por nuk shkoi më shumë se fitorja 1-0 ndaj Linfield në “Loro Boriçi”.

Rezultat që nuk mjaftoi, pasi në raundin e dytë të Conference League u kualifikua skuadra nga Irlanda e Veriut falë triumfit 3-1 në shtëpi.

Bekim Balaj shënoi golin e fitores në minutën e 54’, duke realizuar shumë bukur me kokë. Kuqeblutë pretenduan në të paktën dy raste për penallti, por arbitri azer vijoi lojën në të dy rastet.

Ja pamjet nga këto dy momente: