Sporti

Eliminohet Vllaznia, Shkëndija luan në vazhdime

07/20/2023 22:41
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Vllaznisë është eliminuar nga kualifikueset e Conference League.

Shkodranët fituan me rezultat 1 me 0 ndaj Linfield, por që nuk mjaftoi bazuar tek rezultati i ndeshjes së parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Shkëndija po përballet me Haverfordwest, me ndeshjen që do të vendoset me vazhdime ose penallti, kjo për shkak se rezultati pas 90 minutave ishte 1 me 0 për skuadrën nga Uellsi.