Sporti

Gjilani eliminohet nga kualifikueset e Conference League

07/20/2023 21:54
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Gjilanit është eliminuar nga kualifikueset e Conference Legue.

Të drejtuarit e Klodian Duros pësuan disfatë në ndeshjen kthyese nga Niedercorn, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 0 me 2, kurse rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet ishte 2 me 4.

Gjilani mbeti shumë herët me një lojtar më pak, pasi që Egzon Sinani u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 15-të.

/GazetaBlic Sport/