Skuadra e Dukagjinit ka siguruar një sukses historik në Evropë.
Dukagjini ka kaluar në raundin e dytë kualifikues të Conference League, duke triumfuar edhe në ndeshjen e dytë ndaj FC Europa, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati në ndeshjen kthyese ishte 2 me 3, kurse ai i përgjitshmi 3 me 5.
Në raundin e dytë, Dukagjini do të përballet me skuadrën kroate, HNK Rijeka, që ka vlerë të përgjithshme rreth 32 milionë euro.
Futbollisti i kësaj skuadre, Dior Zabërgja tha për ‘GazetaBlic Sport’ se është shumë i lumtur për suksesin e arritur.
“Jam shumë i lumtur që arritëm një sukses të jashtëzakonshëm me klubin e Dukagjinit.
Çdo sukses në futboll është i bukur, por kur është hera e parë që e arrin me një klub, është edhe më i kënaqshëm.
Për më tepër, ne jemi edhe klubi i parë kosovar që arrijmë të kalojmë raundin e parë të Ligës së Konferencës së Evropës, kjo na bën edhe më krenarë.
Ambiciet e klubit që në fillim kanë qenë kualifikimi në Evropë dhe këtë e kemi arritur me shumë përkushtim.
Jemi shumë të lumtur që kaluam raundin e parë dhe shpresojmë të kemi suksese edhe më të mëdha”, përfundoi Zabërgja.
/GazetaBlic Sport/


