SC Gjilani ballafaqohet me Progres Niedercorn me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Luksemburg ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2, me dy golat e realizuar nga Arbnor Ramadani për ekipin kosovar, shkruan GazetaBlic Sport.
SC Gjilani kërkon të fitojë sonte dhe të kalojë në raundin tjetër të Conference League.
Të gjithë tifozët që nuk mund të jenë të pranishëm në stadium, ndeshjen mund ta ndjekin përmes platformës Digitalb dhe Artmotion, në kanalin Supersport 3.
/GazetaBlic Sport/


