Lajme

Tahiri pas takimit të AAK-së me shoqërinë civile: U dha mesazh shqetësues për veprimet e qeverisë ndaj Klan Kosovës

07/20/2023 18:30
nga:Mergim Rreci

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për takimin që kjo parti pati me shoqërinë civile e mediat, pas zhvillimeve në vend.

Tahiri tha se në takim pati mesazhe të drejtpërdrejta nga shoqëria civile, ku sipas tij, u fol edhe për çështjen e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova.

“Jemi ndarë shumë të kënaqur me takim , edhe pse ishte takim me mesazhe të drejtpërdrejta prej akterëve të shoqërisë civile dhe mediave, mesazhe që ishin kritike dhe ndaj opozitës, mirëpo edhe deshpëruese e shqetësuese ndaj veprimeve të qeverisë, në veçanti me tema që ndërlidhen me sovranitetin e sigurinë juridike të individëve, organizatave, mediave, në fakt edhe të Klan Kosovës”, tha Tahiri në “Info Magazine” në Klan Kosvoa.

Tutje, ai tha se në këtë takim u diskutua edhe për nevojën e krijimit ë një platforme opozitare, në mënyrë që sipas tij, partitë opozitare të jenë më shumë të konsoliduara në terren e të kenë një platformë politike.

“Opozita është në një zë në raport me punën e qeverisë. Pra, i gjithë spektri politik, duke përfshirë PDK-në, LKD-në, AAK-në dhe mendojnë që rruga që e ka marrë kjo qeveri është rrugë e gabuar. Kjo nuk lidhet me ndjenjën e inforititetit ndaj bashkësisë ndërkombëtare por lidhet me atë se veprimet e qeverisë, sidomos tash e një vit e kanë dobësuar në esencë sovranitetin e vendit dhe jetën”.

“Kur flasim për sigurinë juridike, po flasim fillimisht për administratën e shtetit, të cilët nuk kanë asnjë siguri. Po flasim vec sot për KPK-në. Unë i thashë ministres së Drejtësisë, se ata po duan që prej 7 anëtarëve që i keni propozuar, me i bë 19 dhe prej tyre 8 të jenë të zgjedhur në kuvend prej politikanëve. Tendenca për të ndërhyrë në institucione të pavarura nuk ka qenë më e madhe në aspektin ligjor”, tha Tahiri.